Kërkesat e të dënuarve të Peqinit, Saimir Vishaj: Burgjet në Shqipëri i shfazojnë njerëzit, nuk i rehabilitojnë

13 Tetor 2020 | 06:18

Përfaqësuesi ligjor i të burgosurve në burgun e Peqinit në një intervistë për Euronews Albania sqaroi se kërkesat e tyre nuk janë kushte dhe janë shumë normale.

Avokati Saimir Vishaj tregoi se neglizhenca e administratës shtetërore i ka tërhequr vëmendjen. Ndërkaq ai theksoi se  të burgosurit po kërkojnë të negociojnë për përmirësimin e gjendjes dhe nuk po vendosin kushte të tilla siç mund të ishte refuzimi për të dalë nga greva.

“Nuk e kuptova qëndrimin e menjëhershëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që ishte atribut i tyre. Atributi për të pezulluar dhe mbyllja e grevës ishte vetëm qëndrimi im bashkë me të dënuarit që ishin në grevë urie”,- tha ai.

Ai apeloi se duhet të dialogohet me të burgosurit duke sjellë në vëmendje se dhe ata vetë janë të ndërgjegjshëm që plotësimi i kërkesave nuk do të vijë brenda ditës.

Ndërkaq avokati Saimir Vishaj mori si model vendet jashtë ku nënvizoi se duhet bër përpjekje maksimale për t’i integruar këta individë në shoqëri.

“Menjëherë sapo kam dalë nga Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, kam komunikuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe aktualisht nga Ministrja e Drejtësisë është pritur propozimi për të qenë në një takim sa më shpejtë për të vënë një tavolinë të gjitha kërkesat që kanë të dënuarit”,- u shpreh Vishaj.

Së fundmi ai sqaroi dhe situatën në burgje duke treguar se ky lloj burgimi që kemi në Shqipëri më shumë i shfazon njerëzit sesa i ekuilibron apo integron ata.

Sa i përket pandemisë Saimir Vishaj apeloi se një amnisti e përgjithshme do të lehtësonte situatën duke zbrazur deri diku burgjet dhe duke parandaluar një përhapje të mëtejshme të COVID-19.

Të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë në Peqin me anë të përfaqësuesit të tyre ligjor kanë listuar kërkesat drejtuar Ministrisë së Drejtësisë. Të burgosurit e Peqinit kërkojnë ndër të tjera ndryshimin e burgimit të përjetshëm dhe përcaktimin deri në 20 vite burgim, uljen e çmimit të kafes, hapjen e një kalçetoje, ushqim më cilësor dhe më shumë telefonata me familjarët. Keqmenaxhimi i situatës në burgun e Peqinit solli edhe shkarkimin pak ditë më parë të drejtorit të këtij institucioni, Bukurosh Malluta.

 

Lexoni gjithashtu:

“Përpjekje për destabilizim”, Ministria e Drejtësisë zbulon se kush fshihet pas grevës së të burgosurve

‘Na ulni çmimin e kafes dhe hapni kalçeton’, kërkesat e të burgosurve të Peqinit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026