Situata në Kosovë, Vjosa Osmani takim me zyrtarë të huaj

22 Maj 2020 | 17:26

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u takua sot me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson dhe përfaqësues te Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Me këtë rast, Kryetarja Osmani e falënderoi Richardson dhe të pranishmit për rolin aktiv dhe kontributin thelbësor që Agjencitë e KB kanë dhënë në adresimin e sfidave socio ekonomike gjatë periudhës së pandemisë. Ajo vlerësoi lart përkushtimin për një menaxhim sa më efikas dhe human të kësaj situate.

“Angazhimi i UNKT dhe agjencive të KB gjatë kësaj periudhe është modeli më i mirë se si përmes partneritetit të mirëfilltë dhe të sinqertë mund t’ia dalim që me sukses të përballojmë situata të tilla të përmasave jashtëzakonisht sfiduese”, theksoi Osmani.

Nga ana e UNKT, Richardson theksoi që ishte shumë me rëndësi që masat janë ndërmarrë dhe para paraqitjes së rastit të parë në Kosovë, dhe që për shkak paraqitjes së mëvonshme të virusit në vend, institucionet kishin fatin të mësojnë nga eksperienca e vendeve të tjera, raporton Kosova Press.

Më tej, palët diskutuam rreth modaliteteve për angazhim të përbashkët në promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm – OZHQ. Gjithashtu u theksua se OZHQ-të kanë për qëllim prosperitetin e një shoqërie, prandaj duhet t’iu kushtohet vëmendje e veçantë në mënyrë që kjo agjendë globale të shënojë progres edhe në Kosovë.

Në takim u përmend dhe rëndësia e kujdesit ndaj shëndetit mendor, me theks të veçantë në impaktin që ka pas përballja me pandeminë tek popullata dhe profesionistët shëndetësorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026