Situata në Pogracec, kryebashkiaku Xhakolli: Në Beragozhd është shembur një pjesë e rrugës

7 Janar 2026 | 12:26

Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka dhënë detaje lidhur me situatën në terren për shkak të motit të keq. Xhakolli thekson se tre lumenj të cilët sollën problematika edhe në përmbytjet e mëparshme kanë sjellë sërish probleme.

Ai shtoi se në Beragozhd është shembur një pjesë e rrugës ku po punohet për hapjen e tij. Xhakolli theksoi se grupi i i emergjencave ka qene ne terren.

“Dëmet më të mëdha ka në dy lumenjtë, ai i qytetit ka probleme. Të tre lumenjtë kanë probleme siç kishte edhe në përmbytjen në herën e parë, në Rrëmenj, në Vërdoll dhe në lumin e qytetit.

Këtu ndodhemi Beragozhd ku siç e shikoni është shembur një pjesë e rrugës dhe kemi ardhur menjëherë për të hapur këtë aks rrugor që t’iu vijmë në ndihmë banorëve,” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026