Situata në Shkodër, bllokohet qarkullimi në fshatin Obot! 15 familje të bllokuara në Bushat

7 Janar 2026 | 09:52

Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet kryesisht e qëndrueshme dhe nën kontroll. Reshjet e shiut kanë pushuar prej disa orësh dhe deri në këto momente nuk raportohen situata emergjente.

Mësohet se ende ka prani te ujit ne disa zona tokë bujqësore. Në zonën e Obotit, në rrugën kryesore evidentohet prani uji rreth 30-40 cm, çka lejon qarkullimin vetëm për mjete të larta. Gjithashtu ka prezencë uji në disa oborre banesash dhe në sipërfaqe toke bujqësore.

Përroi i Glinës po shfaq tendencë rënieje të nivelit të ujit. Përroi i Gjadrit ka shënuar rënie të nivelit të ujit dhe situata vijon të monitorohet nga strukturat e Emergjencave Civile. Në Bushat, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten janë raportuar se rreth 15 familje jenë të bllokuara nga prezenca e ujit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, niveli i ujit në Urën e Bunës është 1.80 m, niveli i Liqenit të Shkodrës ndodhet në kuotën 7.7 m dhe niveli në Dajç në kuotën 6.2 m.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026