Situata në Ukrainën Lindore po bëhet më e ashpër, thotë Zelensky

5 Shkurt 2023 | 17:47

Situata në vijat e frontit lindor të Ukrainës po bëhet e vështirë, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Sipas mediave të huaja, Zelensky theksoi se trupat ukrainase po përballen me një situatë shumë të vështirë në tre qytete shumë të kontestuara në Donetsk  Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtarët ukrainas po izolohen në Bakhmut.

Kjo vjen pasi ministri i mbrojtjes i Ukrainës përsëriti pikëpamjen se një ofensivë e re ruse pritet këtë muaj.

Në një konferencë shtypi, Oleksiy Reznikov tha se jo të gjitha armatimet perëndimore do të kenë mbërritur deri atëherë, por Ukraina kishte rezerva për të mbajtur forcat ruse.

Reznikov tha se ai pret që ofensiva e parashikuar ruse të ketë prioritet marrjen e të gjithë rajonit lindor të Donbasit dhe të krijojë një korridor tokësor në të gjithë zonat që ai pushton, duke përfshirë Krimenë.

Ministri i Mbrojtjes konfirmoi gjithashtu se trupat do të fillojnë stërvitjen mbi tanket Leopard të prodhimit gjerman nga e hëna.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026