Situata nga COVID-19, Chicago ‘fut’ 15 shtete në karantinë
Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Chicago nga 15 shtete amerikane do të duhet të përballen me karantinën. Një masë kjo e ndërmarrë për të vendosur nën kontroll përhapjen e virusit.
Në SHBA deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 130.000 persona, ndërsa çdo ditë raportohet për një numër të lartë të të infektuarve, kryesisht një pjesën jugore.
Ekspertët shprehen se shumë vatra të reja nisën pas festimeve të 4 korrikut, por Presidenti Trump, i cili shfaqet pa maskë, vijon të ecë përpara.
Ai shkruan në Twitter se shkollat duhet të hapen në shtator, por pa dhënë detaje të tjera. Edhe yjet e Hollywood kanë një mesazh për ata qytetarë që nuk respektojnë masat.
“Nëse nuk mundesh të mbash një maske, të lash duart e të mbash distancë, unë nuk kam respekt për ty”, tha aktori Tom Hanks.
Brazili, edhe pse është vendi i dytë më i prekur në botë, vijon lehtësimin e masave kufizimeve. Disa qytete, përfshirë Sao Paolo janë rihapur pas gati 104 ditë izolim.
“Për aq kohë sa ndjekim masat e sigurisë, hapësirën mes tavolinave mendoj se ja vlen të rihapemi. Për shembull ne jemi këtu vetëm dhe nëse dikush tjetër është në atë tavolinë, unë nuk do të ndihem rehat”, thotë një klientë restoranti.
Ndërkohë, në Evropë, Greqia ka ndaluar të gjithë udhëtimet nga Serbia për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. Nga e hëna të gjitha pikat e hyrjes u mbyllën për udhëtarët serbë. Vendimi vjen pak ditë pasi në Beograd u rivendosën disa masa kufizuese.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh