Situata nga COVID-19, Meta takon Manastirliun, thekson rëndësinë e transparencës dhe mbrojtjen e mjekëve

7 Korrik 2020 | 12:56

Presidenca njoftoi sot se kreu i shtetit, Ilir Meta zhvilloi një takim pune, me kërkesë të tij, me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ‘për sfidat aktuale të përballimit të pandemisë COVID-19’.

Në njoftimin e presidencës bëhet me dije se ministrja Manastirliu e informoi Presidentin Meta se në zbatim të strategjisë së hartuar dhe propozimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, janë marrë masat për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale, rritjen e kapaciteteve të testimeve, kapaciteteve spitalore dhe burimeve njerëzore.

“Strategjia që po ndjekim ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19. Vetëm nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve, nëpërmjet shembullit personal, do të mundemi t’ia dalim së bashku, edhe në këtë fazë të pandemisë”, – tha Ministrja Manastirliu.

Nga ana e tij Presidenti Meta theksoi rëndësinë e mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, si dhe nevojën e rritjes së masave mbrojtëse për mjekët.

“Kreu i Shtetit apeloi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit të ri turistik.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan domosdoshmërinë e vijimit të koordinimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të COVID-19, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë”, bën me dije presidenca. 

 

Lexoni gjithashtu:

‘90 mijë teste në dispozicion’, ministrja e shëndetësisë i përgjigjet akuzave për keqmenaxhim të pandemisë

Basha e akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e pandemisë

Shqipëria e ka humbur kontrollin e COVID-19, paralajmëron eksperti i shëndetit publik Erion Dasho

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026