Situata nga COVID-19, për herë të parë në RMV humbjet e jetës zbresin nën 20 në ditë
Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë të infektohen çdo ditë një numër i lartë qytetarësh me COVID-19 dhe shifra është gjithnjë në rritje.
Po të larta janë edhe statistikat e atyre që kanë ndërruar jetë. Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar si të infektuar 1168 persona, ndërkohë që ka pasur edhe 18 të vdekur.
Dita e djeshme ka shënuar një pikë kthese, pasi prej gati një jave shifra e të vdekurve ka qëndruar vazhdimisht mbi 20 dhe 30 të vdekur në ditë.
Qytetet me më së shumti të infektuar janë Shkupi dhe Tetova. Autoritetet shëndetësore ende nuk shohin nevojë për karantinë, por të hënën do të diskutohet mundësia për ndonjë masë tjetër kufizuese.
Benjamin Arifi, korrespondenti i Euronews Albania në Shkup tregoi se situata atje është alarmante dhe me shifra gjithnjë në rritje ndërkohë që konkretisht janë 17800 raste aktive, ku zonat më të prekura janë:
- Shkupi – 8254 raste aktive me COVID-19
- Tetova – 1051 raste aktive me COVID-19
- Prilepi – 878 raste aktive me COVID-19
- Kumanova – 821 raste aktive me COVID-19
“Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria e Maqedonisë së Veriut akoma nuk e sheh nevojën për vendosjen e karantinës të plotë ose të pjesshme edhe pse Maqedonia e Veriut ka shifrat më shqetësuese në rajon,” – theksoi gazetari Arifi.
Ai tha se Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mblidhet ditën e hënë për të bërë një përmbledhje të situatës në javët e kaluara dhe do të shihet më pas vendimi që do t’i rekomandojnë Ministrisë së Shëndetësisë.
“Janë rreth 900 pacientë të infektuar nëpër spitale,” – raportoi Benjamin Arifi teksa solli në vëmendje dhe faktin se kapacitetet e tyre po përmbushen.
Lexoni gjithashtu:
Vijojnë shifrat e larta në rajon, rriten fatalitetet në Shqipëri, Kosovë e RMV, spitalet në limite
Pandemia Covid-19, Maqedonia e Veriut mobilizon forcat e ushtrisë
26 viktima në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, rastet e reja gati 1300
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta