COVID-19, Italia dhe Britania dy ndër shtetet që regjistrojnë të tjera rekorde
Evropa ende nuk është në një situatë të qëndrueshme, është ky paralajmërimi që jep OBSH ndërsa Italia dhe Britania janë dy ndër shtetet që regjistrojnë një tjetër rekord. Shteti fqinj në 24 orët e fundit ka raportuar 993 vdekje. Po ashtu janë rritur ndjeshëm edhe rastet e reja, pasi në 24 orë janë infektuar 23,225 persona.
Pavarësisht karantinës dhe masave të marra nga qeveria italiane, numrat kanë vijuar të jenë të lartë.
Italia bllokon me anë të një dekreti të miratuar ditën e enjte lëvizjet mes rajoneve për sezonin e festave të fundvitit, për të penguar shtimin e shifrave të koronavirusit.
Qeveria vendosi të shkurtojë udhëtimet, duke vendosur në karantinë të gjithë ata që hyjnë nga jashtë e duke ndaluar lëvizjet mes rajoneve, duke nisur nga 20 Dhjetori.
Masat synojnë të pengojë veçanërisht italianët që preferojnë skitë, të shkojnë në vendet fqinje si Zvicër apo Austri, pasi qeveria Conte vendosi mbylljen e resorteve deri më 7 Janar.
Britania po ashtu është shteti që raporton më shumë viktima për 100 mijë banorë, në 24 orët e fundit humbën jetën 414 persona.
Rajoni evropian i cili përfshin disa vende aziatike, përbën 40% të rasteve globale, tha Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, duke paralajmëruar se rastet në rritje në Evropën Qendrore dhe Jugore ishin “shqetësuese”.
Në dy javët e fundit Gjeorgjia, Serbia Luksemburgu dhe Kroacia kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë.
Shkalla e incidencës në Serbisë është rritur 121% në këtë periudhë dy-javore, me një total prej 191.356 rastesh të konfirmuara. Serbia ka regjistruar rreth 7,000 raste në ditë.
Kroacia ndërkohë ka regjistruar rreth 139,000 raste COVID-19 dhe po regjistron rreth 3,000 raste të reja pozitive në ditë për një popullsi prej rreth katër milion njerëz.
Baret restorantet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në 21 dhjetor.
Vendet e tjera në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve.
Nga ana tjetër, vendet e Evropës Perëndimore po shohin përmirësime me shtrimet në spital por ekspertët në OBSH paralajmëruan se COVID “nuk është zhdukur” dhe “nuk do të zhduket”.
Lexoni gjithashtu:
“Vaksina fenomenale”, OBSH: E ardhmja duket më e kthjellët, dozat e para të limituara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West