Situatë e qëndrushme në Kosovë, gjashtë të vdekur në 24 orët e fundit
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 990 testime të dyshuara për Covid-19, ndërsa 264 prej tyre kanë rezultuar të prekur dhe gjashtë pacientë kanë humbur jetën.
Të dhënat bëhen publike nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili thotë se rastet aktive me coronavirus vijojnë të jenë të larta. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot numërohen 1262 të vdekur, shumica prej tyre me sëmundje të tjera shoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134″, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive:
Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.
Krahas të dhënave ditore mbi pandeminë, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin vendet me grumbullime masive dhe të mbajnë maskë për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta