Situata në pikat kufitare Muriqan dhe Kakavijë, raportojnë korrespondentët e Euronews Albania
Festat e fundvitit vijnë bashkë me një numër të shtuar vizitorësh, gjë që këtë vit për shkak të pandemisë nuk ndodhi. Në pikat kufitare vitet e kaluara radhë të gjata makinash ishin të zakonshme ndërkohë që këtë vit situata është e qetë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë Teodor Gjergo, korrespondenti i Euronews Albania nga pika kufitare Muriqan tregoi se gjendet prani e pakët e mjeteve që lëvizin në drejtim të Malit të Zi. Janë 6500 automjete që kanë dalë nga kjo pikë kufitare dhe 3500 automjete që kanë hyrë në drejtim të vendit tonë.
Gazetari tregoi se për shkak të kostos tamponit numri i shqiptarëve që lëvizin në drejtim të Malit të Zi, është i papërfillshëm.
Një shqiptar duhet të shpenzojë 8500 lekë ndërkohë që për një shtetas malazez tamponi kushton vetëm 7 euro.
Janë 2 milion e 90 shtetas të cilët kanë kaluar përmes pikës kufitare Muriqan vitin e kaluar ndërkohë që këtë vit ky numër është reduktuar në 3 herë më pak, pra 700 mijë shtetas.
Ndërkaq, Viktor Avdiaj korrespondent i Euronews Albania nga pika kufitare e Kakavijës, tregoi se situata atje është e qetë.
Ai tregoi se nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë kaluar 300 persona dhe 100 automjete në 24 orë ndërkohë që kanë hyrë në vendin tonë 200 persona dhe 70 automjete.
Sa i takon autobusëve, ata vijnë deri në pikën kufitare dhe më pas pasagjerët ecin në këmbë deri në tokën greke, nga ku marrin dhe autobusët në anën tjetër të kufirit.
Sa i takon testeve të COVID-19 nuk ka pasur vonesa por gazetari tregoi se ka një konfuzion mes testeve që dorëzojnë shtetasit shqiptar në pikën kufitare dhe testeve të bëra në kufi.
Gjashtë persona janë kthyer, tregoi gazetari, teksa shtoi gjithashtu se pala greke e ka vendosur kontrollin mjekësor para kontrollit të pasaportave për të mbrojtur dhe efektivët e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta