Sivasspor feston në ‘Fadil Vokrri’, skuadra turke mposht Ballkanin

14 Tetor 2022 | 21:17

Sivaspori i ka bërë një dhuratë të pakëndshme Ballkanit në Conference League, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 1-2.

Ekipi nga Suhareka e mbylli pjesën e parë në avantazhin 1-0. Në pjesën e dytë miqtë u treguan dhe më kërkues duke rritur intensitetin e lojës dhe sulmet në portën kundërshtare.

Në minutën e 72 ishte Arslan ai i cili mposhti Frashërin duke sjellë barazpeshën e përkohshme. Lodhja tek vendasit bëri që Sivaspori të shënonte dhe golin e dytë me Angielskin 9 minuta më pas. Pas golit të dytë të miqve, trajenri Daja kreu dhe 4 zëvendësime, por pa mundur të ndryshonte rrjedhën e takimit.

Grupi G aktualisht udhëhiqet nga Sivaspori me 7 pikë dhe pas tij vjen Kluzhi. Slavia e Pragës dhe Ballkani janë me nga 4 pikë, pasi edhe çekët u mposhtën në Rumani 2-0. Edhe ndeshjen e radhës në Conference League, ekipi nga Suhareka e zhvillon në shtëpi ndaj çekëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026