S’ka kthim në sistemin e mëparshëm të reformës territoriale, deklaron Basha

15 Shkurt 2022 | 18:52

Partia Demokratike nisi sot procesin e konsultimeve për reformën territoriale.

Në një takim ku pjesë ishin ekspertë të fushës, kryetari Lulzim Basha e konsideroi rindarjen territoriale e Shqipërisë si një nevojë urgjente.

“Ne nuk jemi për kthim për sistemin e mëparshëm, besojmë se ishte tepër i fragmentuar, 370 e sa njësi. Vullneti ynë politik ka bërë të mundur krijimin e këtij komisioni. Unë e di që puna në këtë komision nuk do të jetë lehtë përkundrazi do të kemi vizione antagoniste përballë njëri-tjetrit. Por koha na ka dhënë të drejtë, koha ka provuar se 2015 ishte fillimi i një katastrofe për qytetarët,” – deklaroi Basha.

Partia Demokratike do të nisë një tur konsultimesh me qytetarët në 12 qarqe të vendit. Pak ditë më parë, PD ngriti grupin e punës të kryesuar nga Roland Bejko dhe pritet që seancën e ardhshme në Kuvend të miratohet përbërja e komisionit të posaçëm parlamentar.

Për herë të fundit ndarja administrative e Shqipërisë është bërë në vitin 2015, por asokohe Partia Demokratike e bojkotoi komisionin që drejtohej nga Bashkim Fino.

Ndërkohë, Rama në një intervistë për VOA u shpreh se duhet të ketë më pak njësi vendore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026