S’ka takim mes Biden dhe Putin për Ukrainën, njofton Shtëpia e Bardhë

23 Shkurt 2022 | 08:05

Shtëpia e Bardhë njofton se nuk do të ketë një takim mes Presidentit Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin, siç u diskutua në fundjavë.

Ndërkohë edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anulon takimin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ishte planifikuar të zhvillohej më 24 shkurt.

Blinken tha se kishte rënë dakord të takohej me Lavrov, vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën.

“Tani që ne shohim se pushtimi po fillon dhe Rusia e ka bërë të qartë refuzimin e saj të plotë të diplomacisë, nuk ka kuptim të vazhdohet me atë takim”, u shpreh Blinken pas një takimi me ministrin e jashtëm ukrainas.

Diplomati amerikan Blinken theksoi  se ai ishte ende i përkushtuar ndaj diplomacisë  dhe do të bënte gjithçka për të shmangur një sulm në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026