“S’ka të bëjë me komunizmin”, reagon këngëtari për yllin e shfaqur në ‘Sunny Hill’
Për festivalin ‘Sunny Hill’ ka pasur reagime të shumta, pasi një ditë më parë u shfaq flamuri me yllin komunist.
Në lidhje me këtë ka reaguar dhe lideri i grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”,Alban Nimani ku nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, sipas tij në klipin e këngës jepet shfaqja e komunizmit.
Sipas tij në klipin e këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?”, trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
Reagimi i plotë:
Video klipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.
Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i perkasim familjeve të persekutuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta