‘S’ka treg për prodhimet’, banorët e Dvoranit në Korçë në protestë
Mbi 50 banorë dhe fermerë të fshatit Dvoran në Korçë, i cili është i njohur për kultivimin e pemtarisë si qershia dhe molla, kanë protestuar këtë mëngjes.
Sipas banorëve mungesa e tregut po i çon drejt falimentimit, të cilët kërkojnë që qeveria të marrë masa të menjëhershme.
“Çmimi ka qenë 1200-1300, sot 300 lekë kushton. Është turp. 300 lekë do punëtori, ai do 15-20 mijë lekë. Të gjitha në pemë janë, çfarë të vjelësh, s’të bëjnë duart”, tha një qytetar.
“As naftën s’na i dha, as qershia s’po na shkon, as kumbulla, as molla, asgjë prej gjëje. Shiko na ka katandisur me gjilpëra. Na kanë stresuar, s’kemi bukë të hamë, e kantandisi në mos më keq fshatin”, tha një tjetër banor i zonës.
Çmimi i inputeve bujqësore gjithashtu është rritur, duke ndikuar negativisht tek ata.
“Çfarë do bëjë qeveria me fshatarin. Zgjidhje nuk kemi. Ureja, dapi, nitrati që ne deri tani kemi bërë shpenzim të madh ndaj qershisë dhe kemi dalë 0. Asgjë skemi marrë nga shteti deri tani. Ku do rrojmë ku do jetojmë?”, u shpreh një tjeter fermer.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta