Skandal mjedisor në Velipojë, mbetjet nga prishjet e IKMT hidhen pranë hidrovorit në Lagunën e Vilunit

23 Qershor 2020 | 11:05

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sërish në Velipojë këtë të martë, por kësaj here jo për të prishur objekte pa leje, por për të pastruar mbetjet e lëna nga aksioni dy ditor i mbajtur disa ditë më parë në plazhin e Velipojës.

Por, pavarësisht iniciativës për të pastruar të gjithë brezin ranor nga mbetjet e lëna nga aksioni, një skandal mjedisor, po bëhet pikërisht nga dora e shtetit.

Mjetet e tonazhit të rëndë, pasi marrin objektet dhe mbetjet inerte nga hapësira ranore e plazhit, po i hedhin mbetjet në pranë hidrovorit në Lagunën e Vilunit.

Pa pyetur askënd, IKMT-ja po depoziton mbetjet inerte në një nga zonat me të bukura të Velipojës, e aq me tepër pranë hidrovorit, i cili është një objekt i rëndësisë së veçantë.

Pamjet e siguruara tregojnë këtë masakër mjedisore, kur kujtojmë që në territorin e qarkut të Shkodrës është i vendosur edhe një landfill për depozitimin e mbetjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026