Skandal në Kosovë, pyetjet e provimit të maturës publikohen para se të fillonte testimi
Mbi 23 mijë maturantë në të gjithë Kosovën iu nënshtruan provimit te maturës shtetërore. Me gjithë përgatitjet që kishin bërë, testi qarkulloi në grupe e rrjete sociale, përpara se gjimnazistët të futeshin në provim.
Një eksperiencë e tillë përsëritet për të disatin vit radhazi, ndërkohë që Ministria e Arsimit, është mjaftuar vetëm me kërcënimet për ndëshkim, të atyre që kapen duke kopjuar.
Ndërkohë vetë maturantët shprehen se testi nuk ishte shumë i vështirë me përjashtim të matematikës.
“Testi nuk ka qenë i vështirë, pjesa më problematike ka qenë matematika dhe besoj se do ta kalojmë testin”, tha një maturante.
Maturantet nga te dyja këto shkolla e pranojnë se si pasojë e pandemisë edhe performanca e tyre nuk do të jetë si e kanë pritur.
“Testi nuk ishte shumë i vështire. Pjesa më e vështirë ishte matematika. Ky vit nuk ka qenë shumë i mirë”, shtoi një tjetër.
Por, sipas drejtorit te gjimnazit Ahmet Gashi, Haxhi Meta, pavarësisht vështirësive, rezultatet nuk do të mungojnë as këtë vit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, rezultatet e këtij provimi pritet të shpallen më 5 korrik.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta