Skandali i pedofilisë, Princi Andrew tërhiqet nga të gjitha funksionet publike
Princi Andrew është tërhequr nga të gjitha funksionet e deritanishme publike pas skandalit të pedofilisë me mikun e tij, miliarderin Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra pak kohë më parë më burg.
Oborri mbretëror britanik, përmes një lajmërimi për mediat bëri me dije se përfshirja e emrit të Princit me atë të financierit të ndjerë të New York, ka shkaktuar shqetësim të madh tek familja e tij e punës.
“Është bërë tashmë e qartë për mua ditët e fundit se rrethanat që e lidhën emrin tim me atë të Jeffrey Epstein kanë krijuar sheqetësim të madh për familjen time të punës dhe punën e vlefshme që kemi bërë në drejtim të shumë oganizatave të bamirësisë, të cilat i kam mbështetur me krenari”, shkroi princi Andrew, teksa shtoi se i kishte kërkuar mbretëreshës të tërhiqej nga detyrat e ardhshme publike, gjë që ajo e kishte pranuar.
59-vjeçari shprehu gjithashtu mbështetjen për akuzuesit e Epstein dhe u tregua i gatishëm të bashkëpunonte në hetimin policor, gjë për të cilën u kritikua rëndë, pasi nuk e kishte thënë gjatë një interviste televizive javën e shkuar.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar