VIDEO| Skema e atentatit, ndjekja dhe precizioni i qitësit pasagjer në mjetin e autorëve

12 Qershor 2020 | 13:39

Euronews Albania ka rindërtuar grafikisht skemën e ekzekutimit mafioz të Hekuran Billës. Në duart e policisë janë dhjetëra kamera sigurie, ndërsa për vrasjen e 40-vjeçarit janë ngritur disa pista, mes tyre dhe ajo e hakmarrjes.

Këto janë kamerat e sigurisë që kanë fiksuar momentin e ekzekutimit të Hekuran Billës para një qendre tregtare në zonën e ‘Komunës së Parisit’.

Në vendngjarje kanë mbetur ende disa shenja pas atentatit, i cili u regjistrua në orën 21 e 57 minuta të së enjtes.

Në bazë të pamjeve filmike autorët kanë qenë në ndjekje të BMW X6 të bardhë me të cilën lëvizte viktima dhe sapo ai po ndalonte pranë hyrjes së një qendre tregtare, ata janë afruar dhe nga xhami i pasmë i mjetit të tyre u qëllua me breshëri.

Sipas informacioneve, autorët janë përplasur me një mjet tjetër që iu zuri rrugën dhe janë detyruar të lëvizin mbrapsht, për të ndjekur më pas rrugën drejt Unazës së Madhe, e më tej drejt fshatit Pezë, aty ku dogjën edhe automjetin së bashku me armën automatike të krimit.

Nga breshëritë e plumbave Hekuran Billa mori plagë në kokë dhe në trup, duke ndërruar jetë menjëherë.

Hekuran Billa jetonte në fshatin Domje, ndërsa në zonën e Komunës së Parisit kishte takuar disa miq të tij, por edhe të motrën. Motivet e ekzekutimit janë ende të paqarta, por dyshimi kryesor për hetuesit mbetet hakmarrja për shkak të së kaluarës së tij.

Kohët e fundit 40-vjeçari kishte hapur edhe një biznes të tijin në Tiranë për dhënien e makinave me qira. Policia nuk ka shumë prova apo të dhëna për vrasësit, ndërsa automjeti dhe targat e përdorura në ekzekutimin mafioz kanë rezultuar të vjedhura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026