Skemat mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë, fermerët e painformuar, kërkojnë ndihmë nga shteti
Fermerët nga Tirana, Fieri dhe Korça kanë numrin më të lartë të aplikimeve për grantet mbështetëse për investime në bujqësi dhe agro-industri, megjithatë Shqipëria është vendi që arrin të përfitojë më pak në rajon, nga fondet e BE-së.
Ndërkohë që jemi në thirrjen e dytë të IPARD, program mbështetjeje nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare për mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, vihet re një numër i pakët i aplikimeve në krahasim me fermerët realë.
Vullnet Gjallosha, drejtori i agjencisë rajonale të bujqësisë shprehet se Korça është një ndër qarqet më të suksesshëm në krahasim me qarqet e tjera, me 72 aplikantë.
“Në thirrjen e dytë të skemës së IPARD, specialistët e bujqësisë e kanë dhënë informacionin e duhur në çdo njësi administrative, sepse kemi në çdo njësi specialistë”, thotë ai.
Nga ana tjetër fermerët, teksa i gjen duke punuar, shprehen se nuk e kanë idenë mbi këtë projekt dhe se askush nuk i ka informuar.
“Nuk na ka ardhur asnjë njeri deri më sot, nuk na kanë pyetur”, thotë një fermer.
Fermerët kërkojnë ndihmën konkrete nga shteti për një treg të posaçëm për qumështin, uljen e çmimeve të plehrave kimike si dhe uljen e çmimit të naftës.
“Specifike është tregu i qumështit të lopës, se nuk e shesim dot, shumë pak, ose dhe patatja që sivjet u hodh. 2020 dhe ja siç e shikon me kazmë e me shat”, thotë fermeri.
Programi IPARD ofron një mbështetjeje prej 94 milionë euro me prioritet investimet në sektorin agro-ushqimor si dhe përmirësimin e konkurrencës.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve