S’kemi ende një vendim për njohjen e Kosovës, thotë ambasadori ukrainas
“Ukraina ende nuk ka një vendim për njohjen e Kosovës si shtet, edhe pas mbështetjes gjatë muajve të fundit”.
Kështu deklaroi ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukraine, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, u shpreh ambasadori për emisionin “Mirëmëngjes” në Euroneës Albania.
Ai nënvizoi se çështja e Kosovës do të shqyrtohet në një moment të dytë.
“Për momentin, kjo çështje nuk është në agjendën e ditës, sepse para së të shqyrtohet dhe merret vendimi në lidhje më këtë, duhet të punojnë studiues, shkencëtar, në mënyrë që pastaj, për ata që marrin vendime, do të ishte më lehtë vendimmarrja”, u shpreh ai.
Teksa u pyet për mbështetjen që i ka dhënë Shqipëria Ukrainës, ambasadori nënvizoi se është shumë i kënaqur edhe nga mikpritja e shqiptarëve në vendin tonë.
“Kur jam nisur për në Shqipëri, kisha rezerva të përgjithshme, sepse kishim pak informacione për Shqipërinë. Por për mua ishte një zbulim i madh, se pse jo vetëm unë, por edhe stafi i Ambasadës në tërësi, ndihet këtu mjaft mirë, populli ka marrëdhënie miqësore”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta