Skënderbeu kalon lehtësisht Maliqin, synim mbetet superiorja
Skënderbeu ka triumfuar në derbin ndaj Maliqit, duket mos hasur asnjë pengesë as në ndeshjen e dytë të kupës së Shqipërisë.
Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli dominoi plotësisht ku fitoi 3-0, ndërsa regjistroi në total rezultatin 8-1.
Ndeshja e zhvilluar në Korçë ishte më tepër një test ku u aktivizuan dhe lojtarët nga skuadra e 19-vjeçarëve.
Tekniku lushnjar pohon se të rinjtë i dhanë impakt lojës.
“Përpos pjesë së lojtarëve që nuk kanë marrë më tepër minuta, u munduam që të marrim edhe 5-6 lojtarë nga akademia. Pozitive si lojë”- tha ai.
Objektivi i Skënderbeut mbetet kthimi në Superiore.
“Skuadra nuk do të mendoj fundin se çfarë do të ndodhë, por duhet të mendojë ndeshjen e radhës, pasi gjërat mund t’i kemi më të lehta”- shtoi ai.
Atmosfera në grup është e mirë, ku janë ndërthurur eksperienca me freskinë e lojtarëve të rinj.
“Mendoj se luajtëm mirë të gjithë çunat, rëndësi ka që fituam dhe fitorja na bëri që të ndihemi mirë.”- tha lojtari.
Skënderbeu në kampionat renditet në vendin e 6-të, ndërkohë që ndeshja e radhës është përballë Tomorit në Berat.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta