‘S’kishte konflikte’, halla e Shefir Mukajt tregon sesi e identifikuan të riun

13 Qershor 2022 | 12:52

Lirika Shkëmbi, halla e Shefir Mukajt, shprehet se 29-vjeçari nuk kishte konflikte me asnjë person.

Ai tregon se nipin e saj e identifikoi nga çelësat e shtëpisë, telefoni, xhupi dhe një byzylyk me shkronjën E.

“Sherifin e identifikuan nga çelësat e shtëpisë, telefoni, xhupi dhe një byzylyk me shkronjën E. Policia nuk i ka lejuar familjarët ta shikonin trupin e 29-vjeçarit. Nuk kishte konflikte, nuk ngatërrohej me persona të tjerë. Familjarët i dërgonin lekë nga Amerika. Merrej vetëm me punët e tij në shtëpi. Edhe policia na ka thënë që nuk është problematik”, u shpreh Shkëmbi për Euronews Albania.

Dy ditë më parë u gjet një trup i dekompozuar në zonën e Kolonjës që dyshohet se i përket 27-vjeçarit Mukaj, i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Policia bën me dije se në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Ndërkohë në vendngjarje është gjetur xhupi i viktimës, brenda së cilit ndodhej një aparat celular.

Mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026