Skllavëria moderne, nga Shqipëria për t’u shfrytëzuar në Angli

4 Qershor 2020 | 14:29

Po të shohësh në Londër është e vështirë t’i dallosh, por skllavëria është një industri kriminale që po lulëzon në Britaninë moderne. Viktimave u premtohet një jetë e re, por më pas shfrytëzohen dhe shpeshherë kanë frikë për jetën.

Vitin e kaluar, një rekord prej 10 mijë e 600 personash u identifikuan si viktima potenciale të skllavërisë moderne këtu në Britani. Një rritje me 50 për qind krahashuar me 2018-n.

Shfrytëzimi në punë është forma më e zakonshme e abuzimit, me shumicën e viktimave që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Vietnami.

Viktimat mund të përfundojnë në sallone bukurie, lavazhe automjetesh, ferma dhe fabrika. Shoqata e bamirësisë Hestia, që mbështet të mbijetuarit e këtij fenomeni, druhet se mund të ketë më shumë të shfrytëzuar teksa masat ndaj koronavirusit lehtësohen.

Sinkron Ella Read, Ekipi për Reagimin ndaj Skllavërisë Moderne, Hestia:

“Të gjitha bizneset do të lejohen të hapen sërish, ndaj numri i personave që shfrytëzohen në këto industri do të fillojë të rritet. Dhe rreziku është më i lartë duke patur parasysh se bizneset dhe punëdhënësit mund të mos kenë para për t’u dhënë rrogat e tyre dhe gjithçka tjetër”, shprehet Ellad Read ng ekipi për Reagimin ndaj Skllavërisë Moderne, Hestia”.

Dhe Hestia”, që sapo ka hapur këtë shtëpi të sigurtë për të mbijetuarit, nuk mundon se kufizimet e udhëtimeve do të ndalin trafikantët.

“Për fat të keq ata do të gjejnë mënyra më kreative për të transferuar individët nga njëri vend në tjetrin, apo edhe për t’i sjellë këtu në Britani, ku mund të ketë rrezik për vetë shtetasit britanikë”, shprehet znj. Read.

Mbretëria e Bashkuar ka avancuar përpjekjet për t’iu përgjigjur fenomenit, por kritikët thonë se ligjet e miratuara në 2015-n nuk po përdoren mjaftueshëm.

Nancy është një e mbijetuar e skllavërimit që mbështet të tjerët. Ajo thotë se viktimave u duhet dhënë statusi ligjor për të qëndruar në Britani.

“Kjo do të ndihmonte të mbijetuarit të rindërtojnë jetët e tyre pasi statusi ligjor është aty ku fillon liria për këta individë. Pa statusin ligjor, të mbijetuarit ndodhen në statuse më të cenueshme dhe përballen me trafikimin dhe shfrytëzimin për herë të dytë”, tha Nancy.

Unmesh Desai, politikan laburist, mbikëqyr luftën kundër krimit në kryeqytet. “Shumë pak procedime janë bërë në kuadër të Aktit për Skllavërinë Moderne dhe duhet të ketë më shumë ndërveprim. Është bërë pak dhe duhet të bëhet shumë më tepër”, tha Desai, kryetar i komisionit parlamentar për policinë dhe krimin.

Me kohët e vështira ekonomike dhe trafikantët që përpiqen të përfitojnë nga pandemia, skllavëria moderne do të vijojë të jetë një plagë për Britaninë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026