Skuadra e Bayern Munich fiton 7-0 ndaj Bochum

19 Shtator 2021 | 09:33

Bayern Munich ka marrë një fitore spektakolare 7-0 në javën e pestë të Bundesliga-s kundër Bochum.

Sane, Kimmich dy here, Gnabry, Lewandowski dhe Choupo-Moting kanë shënuar për vendasit.

Ekipi i Bochumit nuk arriti të regjistronte asnjë gjuajtje në kuadrat përgjatë të gjithë ndeshjes.

Ndërkohë, vazhdon ecuria e frikshme e skuadrës së Julian Nagelsmann dhe e Robert Lewandowski-t.

Polaku, në fakt, është bërë lojtari i parë në historinë e Bundesliga-s që ka shënuar në 13 ndeshje radhazi të kampionatit të luajtura në shtëpi. Më parë ai e ndante këtë rekord me Gerd Muller dhe Jupp Heynckes.

Gjithashtu, Robert Lewandowski ka shënuar gol në 19 ndeshje radhazi të luajtura me Bayern në të gjitha kompeticionet.

Me këtë fitore, bavarezët morën kreun e klasifikimit dhe ndodhen në kuotën e 13 pikëve pas 5 javësh të luajtura, në pritje të Volsburg që luan sot ndaj Eintraktit të Frankfurtit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026