Skuadra e Luftëtarit në fazë përgatitore, kërkon rikthimin në elitë
Ekipi i futbollit Luftëtari nis fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit. Gjirokastritët renditen ndër skuadrat kryesuese në Kategorinë e Dytë, me synimin për tu ngjitur në Kategorinë Superiore dhe për tu rikthyer ndër ekipet elitë të futbollit shqiptar.
“Ekipi ka filluar që në datën 5 janar të zhvillojë stërvitjet dhe ato i ka të zhvilluara të përditshme edhe dy herë në javë si një fazë e mirëfilltë përgatitore. Lojtarët kanë treguar një shpirt të mirë gare, një seriozitet në stërvitje siç edhe ju e shihni dhe kanë krijuar një frymë gare dhe një konkurencë brenda njeri-tjetrit”, tha Dritan Kristidhi, administratori Luftëtarit.
“Është një emocion i veçantë për stemēn e Luftëtarit, për ekipin për qytetin, është një ndjesi e veçantë për mua që jam pjesë e këtij ekipi, kam qenë përsëri pjesë e këtij ekipi dhe me vërtetë e dua shumë këtë fanellë dhe prandaj kam zgjedhur që të jem këtu, për t’iu bashkuar dhe për të ndihmuar sa më mirë grupin”, tha futbollisti Stiven Puci.
Dëshira për të parë skuadrën e zemrës në elitën e futbollit shqiptar e kanë edhe tifozët.
“Unë i uroj suksese ekipit të Luftëtarit dhe e duam të ngjitet në ato elita që ne jemi mësuar. Suksese”, tha tifozi Grigor Mihaj.
Ndeshjen e rradhës Luftetari do ta zhvillojë të dielën në transfertë përballë skuadrës së Tepelenës.
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve