Skuadrat e Superiores protestojnë sërish, as java e tretë nuk luhet
Për të tretën javë radhazi, skuadrat e Superiores kanë bojkotuar kampionatin e futbollit. Edhe një herë tjetër, klubet kanë treguar vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr nga bojkoti deri në plotësimin e katër kërkesave ekonomike që ata kanë, duke nisur nga uljen e TVSH-së në 6 %, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale, zerimin e tatimit mbi pagën për 10 vite e jo për dy si dhe miratimin e një ligji sponsorizonim.
Ndryshe nga java e shkuar, këtë herë, ekipet e para ishin të shoqëruara dhe nga skuadrat e akademive. Vllaznia-Tirana, Partizani-Laçi, Teuta-Kukësi e Bylis-Skënderbeu ishin takimet e programuara për tu zhvilluar këtë të diel, ndërsa të shtunën Apolonia dhe Kastrioti ishin ata që zbritën në fushë për të protestuar.
Përmes një letre të hapur, kapitenët e skuadrave kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, për ti rikthyer ata sa më parë në aktivitet.
Deri më tani, edhe pse janë zhvilluar disa takime mes përfaqësuesve të Ligës Profesioniste dhe qeverisë shqiptare, nuk është arritur një marrëveshje për të normalizuar situatën sportive në vend e për t’i dhënë fund bojkotit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta