Sllovaki, gjimnazisti vret nëndrejtoreshën e shkollës dhe një nxënëse
Dy persona u vranë dhe një tjetër u lëndua, pasi një nxënës kreu sulm me thikë në një shkollë në pjesën lindore të Sllovakisë, në qytezën Spissk Stara Ves.
Njëra nga viktimat është identifikuar si nëndrejtoresha e shkollës, ndërsa tjetra është studente, sipas Denník N.
Policia lokale tha fillimisht se i dyshuari – një nxënës 18-vjeçar i gjimnazit – ishte në arrati dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i afroheshin atij, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Megjithatë, i dyshuari u kap pak më vonë.
“Ne e sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme janë duke u marrë për t’ju bërë që të ndiheni të sigurt” – tha policia sllovake.
Më tej, policia tha se viktimat e adoleshentit ishin dy nxënës dhe një mësimdhënës.
Mediat sllovake raportuan se sulmi ndodhi në qytezën Spissk Stara Ves me rreth dy mijë banorë, afër kufirit me Poloninë, rreth orës 13:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun