S’mori mandatin e deputetit, Hajdari: Kanë triumfuar politikanët e lidhur me krimin e organizuar
Kandidatja për deputete e “Nisma Thurje” në qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari ka reaguar pasi nuk siguroi mandatin e deputetit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shprehet se nga rezultati i zgjedhjeve tregoi se kanë triumfuar politikanët e lidhur me krimin e organizuar.
“Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët. Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kriminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të varfërisë apo presionit e shantazhit”, shkruan Hajdari.
Ajo thekson se edhe në 4 vitet e ardhshme do të vazhdojë që të qëndrojë pranë qytetarëve dhe do të luftojë për shqiptarët dhe Shqipërinë.
“Ne humbëm një betejë por jo luftën. Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë. Do të vazhdojmë! Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt”, përfundon Hajdari.
Lexoni gjithashtu:
Live Blog: Kandidatët që sigurojnë mandatin e deputetit
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit