Socialistët propozojnë ligj për faljen e debive për minatorët dhe ushtarakët
Minatorët që kanë përfituar pension të parakohshëm dhe që i zbritet në pensionin e pleqërisë do t’u falën detyrimet që kanë ndaj shtetit. Deputeti socialist Ilir Beqja ka propozuar në Kuvend një projektligj që ka si qëllim zgjidhjen e problematikës së krijuar për kategorinë e ish-punonjësve të nëntokës të cilët kanë rezultuar debitor ndaj fondeve të sigurimeve shoqërore për shkak se ndërkohë që trajtoheshin financiarisht me pension të parakohshëm kanë punuar dhe kanë marrë pagë si persona të punuar ose të vetëpunësuar.
Në relacion deputeti socialist sqaron se këta persona trajtohen aktualisht me pension pleqësore por nuk e përfitojnë të plotë pasi për likuidimin e detyrimeve të krijuara nga mos deklarimi i punësimit gjatë kohës së përfitimit të pensionit të parakohëshm, atyre u mbahet nga 50 deri në 75% të pensionit të pleqërisë duke mbetur në kushtet e pamjaftueshmërisë së të ardhurave kundrejt nevojave jetësore. Drafti pritet të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe prite të shihet nëse kolegët e Ilir Beqas në parlament do të japin votën pro për këtë nismë.
Në Kuvend është propozuar dhe një projektligj tjetër për faljen e debive të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore. Bëhet fjalë për detyrime të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, një problem ky i mbartur prej vitesh. Projektligji i depozituar në Kuvend vjen si propozim i kryetarit të parlamentit, Gramoz Ruçi, ndërsa vlera totale e debive mbërrin në 110 milionë lekë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta