Softueri i spiunimit i Izraelit, Paragon, i ka shënjestruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, tha këtë të premten një zyrtar i aplikacionit të Meta-s.
Zyrtari tha se WhatsApp ia ka dërguar Paragonit një letër duke i kërkuar të ndalojë, pas përpjekjes për hakim.
WhatsApp tha në një komunikatë se kompania “do të vazhdojë ta mbrojë mundësinë e njerëzve për të komunikuar privatisht”. Paragoni nga ana tjetër nuk ka dashur të komentojë.
Zyrtari i WhatsApp-it shtoi se Paragoni u përpoq t’i hakojë rreth 90 përdorues të kësaj platforme.
Ai nuk tregoi se kush në veçanti ishte në shënjestër dhe nga cilat vende vinin, duke theksuar se cak i hakimit ishte një numër i paspecifikuar i figurave mediatike dhe shoqërisë civile.
Zyrtari theksoi se WhatsApp e “ndali” tentimin për hakimin e përdoruesve të tij.
Ai nuk pranoi të komentojë se si WhatsApp e kuptoi se Paragoni është përgjegjës për hakimin. Ai shtoi se institucionet ligjore dhe “partnerët industrialë” janë njoftuar për hakimin, pa dhënë më shumë hollësi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përdoruesit e WhatsApp do mund të ndajnë statuset direkt në Instagram dhe Facebook
- Mesazhi në WhatsApp që hakeron të dhënat, Policia apel qytetarëve: Kini kujdes