Sondazhet nxjerrin Makronin fitues në zgjedhjet në Francë
Presidenti francez Makron po kërkon një mandat të dytë presidencial në Francë, duke u mbështetur në rimëkëmbjen e vendit pas COVID-19 dhe përpjekjet e tij diplomatike për paqe në Ukrainë.
Me më pak se dy javë nga raundi i parë i votimit, Makron ka një epërsi të lehtë në sondazhet e opinionit publik. Por, anketuesit paralajmërojnë se abstenimet mund të arrijnë një nivel rekord, e në këto kushte Makroni duhet të nxisë përkrahësit që të dalin e të votojnë.
Makroni pritet të udhëheqë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës me 28%, e në vend të dytë pritet të dalë rivalja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen me 20%, dhe pretendenti i tretë është ekstremisti i majtë Jean–Luc Melenchon me 15%.
Duke u mbështetur në programin e tij të reformës ekonomike, fushata e Makronit ofron vizionin e një France më të fortë, të përfshirë në transformimin ekologjik dhe ekonomik.
Fraksioni i qendrës së majtë brenda partisë së Makronit është i shqetësuar se masat e vetme që votuesit do të mbajnë mend nga manifesti i tij janë të vështira dhe jopopullore, si shtyrja e moshës së pensionit në 65 vjeç.
Reformat e pensioneve të Makronit ishin shumë të papëlqyeshme gjatë gjithë mandatit të tij. Protestat e jelekë-verdhëve, fillimisht një protestë kundër çmimeve të larta të karburantit, u shndërruan në një lëvizje kundër Makronit që e pasqyruan atë si elitar dhe të shurdhër ndaj ankesave të njerëzve të zakonshëm.
Por menaxhimi i krizës së COVID, veçanërisht mbështetja ekonomike për bizneset, i dha shumë pikë.
“Makroni do e ketë më të lehtë të fitojë zgjedhjet, sesa të menaxhojë një mandat të dytë”, thonë analistët në Francë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë