Sondazhi i Euronews Albania, Erla Mëhilli: Opozita duhet të përmbysë rezultatin në Tiranë dhe Durrës

20 Prill 2021 | 19:32

Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli duke komentuar rezultatin e fundit të Euronews Albania dhe MRB për rezultatin e 25 prillit, thotë se opozita nuk duhet të mjaftohem me barazim në Tiranë dhe Durrës.

Znj. Mëhilli tha se ka një rritje natyrale të opozitës që do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve por nga ana tjetër theksoi se opozita nuk po arrin të kalojë mbi Partinë Socialiste.

“Ka një rritje të PD, por ka edhe një rënie të LSI dhe duket se nuk arrijnë ta tejkalojnë PS, e cila ruan fort pozitat e veta. Opozita duhet patjetër që të përmbysë rezultatin dhe të mos kënaqet me barazim në Tiranë dhe Durrës. PS mandatin e 7 në Durrës dhe mandatin e 18 në Tiranë e kishte më të mirë çimentuar”, tha ajo.

Gjithashtu Erla Mëhilli shprehet se përqindja e të pavendosurve është goxha e lartë 11% dhe opozita duhet të fokusohet që të kapitalizojë sa më shumë nga ky elektorat. Nga ana tjetër, ajo shtoi se sondazhi tregon se tek qytetarët është krijuar perceptimi që PS do të fitojë zgjedhjet dhe opozita nuk ka arritur dot që të krijojë këtë frymë.

Znj. Mëhilli komentoi edhe përgjimin më të fundit të Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ku tha se në një vend normal do të reflektohej në rezultatin e zgjedhjeve.

“Është pak skandaloze të dëgjosh një shtetar se si i përdorin njerëzit për çështje zgjedhjesh. Moralisht është skandaloze, pastaj e vetmja gjë që mund ta amnistoj pak z. Lame është fakti se të paktën nuk thoshte që këto legalizime do t’i bëjmë. Pra ligjërisht është në rregull. Në një vend tjetër normal do të përbënte skandal dhe mund të kishte përmbytje rezultati por për një vend si i joni nuk ndodh sepse kemi parë edhe më keq”, përfundoi znj. Mëhilli.

Lexoni gjithashtu:

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, parashikimi i sondazhit të pestë kombëtar të MRB-së

Parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Tiranën, PD gëzon rritje, por pritet të kryesojë PS

Parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Durrësin, PD-PS në diferencë të ngushtë, pritet garë e fortë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026