Soreca: Gjashtë mijë vaksina ‘Pfizer’ për Shqipërinë nga Austria, do të bëhen 145 mijë deri në gusht

15 Qershor 2021 | 09:06

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter bëri me dije se një natë më parë në Tiranë erdhën 6 mijë vaksina ‘Pfizer’ nga Austria, në kuadër të fondit të BE.

Teksa përsërit mbështetjen e Bashkimit Evropian në luftën kundër pandemisë së COVID-19 ambasadori Soreca shprehet se deri në fund të gushtit do të mbërrijnë në Shqipëri 145 mijë vaksina ‘Pfizer’.

“Skuadra evropiane pranë Shqipërisë në luftën kundër COVID vazhdon me shpërndarjen e më shumë vaksinave ‘Pfizer’ çdo javë. Do ta kalojmë pandeminë së bashku”, shkruan ambasadori Soreca në Twitter.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026