Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, lirohen 9 demonstrues, tre mbeten në burg

13 Dhjetor 2020 | 14:18

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre prej të arrestuarve gjatë protestës së të enjtes. Pesë të tjerë janë lënë në arrest shtëpi dhe nëntë në detyrim paraqitje. Nga 9 të liruarit tre janë të mitur. Pritej që gjatë ditës së sotme të vlerësohej masa për 22 prej të arrestuarve, por për shkak të ngarkesës do jepet nesër.

Personat që janë lënë në arrest me burg një prej tyre ka pasur dorezë hekuri, një tjetër ka thyer vendimin e gjykatës. Pesë të tjerët e lënë në arrest shtëpie kanë pasur rrethana më rënduese.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se në total janë 12 të mitur që sot do të njihen me masat e sigurisë. Familjarët kanë shfaqur revoltë, pasi nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit. 

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie është pasur me protesta në qytete të ndryshme të vendit.

Në Tiranë deri më tani janë zhvilluar 4 protesta, ku nuk kanë munguar përplasjet, tensionet dhe arrestimet.

Protesta e fundit në kryqytet u zhvillua ditën e djeshme, ku nuk mungoi një marshim i protestuesve në bulevardin kryesor, edhe pse masat e marra nga Policia e Shtetit ishin të rrepta.

Ndërkaq, mesditën e së shtunës, gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” 3 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës.

Lexoni gjithashtu:

Dita e katërt e protestës, policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës, shoqërohen disa persona

Nuk lejohet grumbullimi, policia rrethon dhe fut në kurth protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës. Dhjetëra të shoqëruar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026