Sot luhet “El Clasico” më e rëndësishme e viteve të fundit

10 Prill 2021 | 13:55

Të shtunën në orën 21:00 do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të botës së futbollit, “El Clasico”, Real Madrid – Barcelona.

Ndeshja mund të jetë vendimtare për garën në kampionat pasi të dy ekipet gjenden në vend të dytë dhe të tretë.

Një fitore e mundshme e Barcelonës do ta ngjiste në krye për të paktën 24 orë dhe për këtë arsye ndeshja është një nga më të rëndësishmet e “El Clasico” të viteve të fundit.

Ekipi i Zinedine Zidane vjen në këtë takim pas fitores 3-1 ndaj Liverpool në Champions League dhe ka 12 ndeshje që nuk humb (10 fitore, 2 barazime) por mund të ndihen të lodhur për shkak të sforcimit gjatë mesit të javës.

Francezi mund të jetë i detyruar që të lërë pushim disa nga lojtarët për shkak edhe të ndeshjes së kthimit që ka në Anfield. Për këtë arsye mund të rikthehet në formacion Marcelo, Fede Valverde dhe Rodrygo Goes.

Ndërsa lufta për titull për Barcelonën konsiderohej e humbur në  nisje të kampionatit, tashmë katalanasit kanë rikuperuar duke marrë 40 nga 42 pikët e mundshme në 14 ndeshjet e fundit.

Një fitore e mundshme  kundër rivalëve më të mëdhenj mund t’i afrojë pranë titullit. Por deri tani ekipi i Ronald Koeman ka pasur vështirësi përballë rivalëve të mëdhenj pasi ka humbur ndaj Juventus, PSG dhe Realit në Camp Nou.

Koeman mund të vendosë në minutat e fundit nëse do të ketë në formacion Gerard Pique, por pritet që të vazhdojë skemën me tre mbrojtës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026