Sot luhet ndeshja Shqipëri-Hungari për eliminatoret e Kupës së Botës
Shqipëria luan sonte sfidën ndaj Hungarisë në transfertë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Ndeshja është e programuar të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Puskas Arena”.
Ndërkohë edhe Kombëtarja e Kosovës luan sonte kundër Suedisë.
Për trajnerin Reja nuk ka pasur asnjë shqetësim, pasi grupi është i plotë, ndërsa futbollistët besojnë se mungesa e tifozëve hungarez për shkak të dënimit nga UEFA do jetë një avantazh për ta.
Në konferencën për mediat, Sokol Cikalleshi, sulmuesi shqiptar u shpreh se kuqezinjtë duhet të vazhdojnë të tregojnë se janë grup si në ndeshjet e fundit.
Ai shtoi se prezenca e tifozëve në “Air Albania” do t’i ndihmonte shumë në ndeshjen ndaj Polonisë, e cila luhet ne 12 tetor. Ndërkohë, kapiteni Elseid Hysaj është i bindur se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë tri pikët.
Shkodrani i Lazio-s, deklaroi se kuqezinjtë do të luajnë vetëm për fitore.
Ndërkohë edhe kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes për në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” kundër Suedisë.
Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta