Sot në orën 15:00 nis seanca në Hagë ndaj Salih Mustafës
Sot në orën 15.00 do të dalë para gjykatës në Hagë Salih Mustafa.
Seanca lidhet me ecurinë e deritanishme të çështjes në ngarkim të tij.
Salih Mustafa i njohur me nofkën Cali, është akuzuar nga dhomat e specializuara për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Mustafës i është vazhduar paraburgimi nga gjykatësi i procedurës paraprake pasi sipas gjykatësit nëse Salih Mustafa lihet i lirë, ekziston rreziku i arratisjes apo i kryerjes së ndonjë vepre penale.
Lidhur me ecurine e deritanishme të çështjes do të dalin para gjykatës më 17 dhjetor në orën 11.00 edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Në këtë seancë sipas vendimit paraprak të gjykatësit do të diskutohet kryesisht për materiale që duhet të zbulohen mes palëve.
Përveç kësaj në këtë konferencë do të diskutohet edhe për hetimet e prokurorisë edhe për disa çështje për të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke hetuar ende.
Ndërkohë, avokatët e Hashim Thaçit, tashmë kanë dorëzuar kërkesën përmes së cilës kërkojnë të që ish drejtori politik i UÇK-së, të lirohet me kusht.
Lexoni gjithashtu:
Prokurori special nesër jep detaje në Hagë rreth rastit të Salih Mustafës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta