Sot nis viti i ri shkollor në Kosovë, pas 5 javësh grevë
Pas pezullimit të grevës pesë javore, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë.
Viti i ri shkollor duhej të fillonte zyrtarisht më 1 shtator, por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të grevës së SBASHK-ut.
MASHTI, në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ministria u bën thirrje Drejtorive Komunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Ndërkohë që SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura, ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton, do të formojë sot një grup punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen riplanifikimet në shkolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta