Sot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, pasoja janë ende të freskëta

26 Nëntor 2020 | 06:16

Sot mbushet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima dhe mbi 3000 të plagosur. Dëmet materiale ishin kolosale, teksa edhe sot mijëra banorë janë ende të pa-sistemuar nëpër banesa.

Sot mbushet plot një vit nga tërmeti me fuqi me magnitudë 6.4 të shkallës rihter që tronditi Shqipërinë, që ndali për një çast frymën e miliona shqiptareve.

Trishtimi dhe dhimbja mbuluan vendin.

Toka vazhdonte të dridhej e raportimin e para paralajmëruan një bilanc tragjik.

Ai mëngjes i hershëm i 26 nëntorit të vitit 2019 la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht  ne Durrës, Kurbin. Tiranë e Lezhë.  

Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera. Thirrjet dëshpëruese të familjareve qe të afërmit i kishin nën rrënoja,  sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.

Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas.

Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Ekipe kërkim – shpëtimi mbërritën nga vende të ndryshme.

Për ditë me radhë nën rrënoja kërkohej për ndonjë të mbijetuar apo trupa të viktimave.

Sot një vit më pas, pasojat janë ende të freskëta, pasojat e atij tërmeti shkatërrimtar, e për  shumëkënd që humbi me të dashurit, dhimbja që la pas nuk do të shërohet kurrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026