Sot pritet që kuvendi i Kosovës të miratojë buxhetin e vitit 2021
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm (2021) dhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca do të nisë në orën 11:00, ku do të diskutohet për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, tha javën e kaluar se seanca plenare është thirrur me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon miratimin e buxhetit para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti në qershor ishte e pavlefshme.
Thirrje për votim të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare deputetëve u kanë bërë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të votojë pro miratimit të buxhetit.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet, Albin Kurti: Kemi gjasa të bëhemi më shumë se 65 deputetë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta