Sot pritet të vijë në Tiranë, Zelensky “shfaqet” papritur në Arabinë Saudite

27 Shkurt 2024 | 15:23

Volodymyr Zelenskiy ka mbërritur në Arabinë Saudite për të zhvilluar një takim të paparalajmëruar më parë me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Sipas mediave të huaja, në një postim në Telegram, presidenti ukrainas tha se vizita e punës ishte për të vazhduar “dialogun e rregullt” me udhëheqësin saudit, me “formulën e paqes” që ishte tema kryesore.

“Tema numër dy është kthimi i të burgosurve dhe të deportuarve… Jam i sigurt se edhe ky takim do të sjellë rezultate”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se ditën e sotme Zelensky pritet të vijë në Shqipëri, ku do të marrë pjesë ditën e nesërme në një samit për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura

Stuhia e fuqishme Bernadette ka goditur Poloninë, duke sjellë erëra që kanë arritur shpejtësinë deri në 120 kilometra në orë dhe duke shkaktuar mot të...
12:06 | 09/07/2026

“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!

Rusia tha të mërkurën se NATO mbetet e përqendruar në konfrontimin me Moskën dhe në mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën pas samitit të aleancës në...
11:52 | 09/07/2026

Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35

Greqia nuk do të jetë e kënaqur nëse Shtetet e Bashkuara vendosin t’i shesin Turqisë avionët luftarakë F-35, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes i...
11:08 | 09/07/2026