‘Uria nuk taksohet’, qytetarët protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë kanë zhvilluar protestën e dytë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Qytetarët u bëjnë thirrje institucioneve të ulin taksat dhe çmimet, pasi siç thonë ata rritja e tyre është e papërballueshme.
“Çdo muaj në shtëpinë e një pensionisti do mungojë kujdesi shëndetësor, sepse ato lekë do shkojnë për bukë”, apeluan qytetarët.
Me thirrjet “ulni taksat”, “ulni çmimet” dhe “uria nuk taksohet”, protestuesit thanë se tubimi i tyre synon jo vetëm uljen e çmimeve, por dhe rikthimin e meritokracisë dhe shanseve të barabarta mes qytetarëve.
“Kjo është një protestë kundër rritjes së çmimit të produkteve të shportës, kjo është një protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe gazit. Kjo është një protestë kundër koncesioneve. Kjo është një protestë për meritokracinë, që fëmijët e këtij vendi të mos ikin në emigrim. Protesta ka si qëllim kundërshtimin e rritjes së çmimeve për produktet ushqimore dhe karburantet”, thanë qytetarët.
Një javë më parë u zhvillua protesta e parë qytetare, në të cilën u kundërshtonte rritjen e çmimeve për mallrat e konsumit. Në protestë mbajtën fjalën edhe figura të njohura, ku ftuan qytetarët që të këmbëngulin për të drejtat demokratike, duke ngritur zërin përmes protestave.
Partia Demokratike iu bashkua protestës, teksa kreu i saj Lulzim Basha më herët ishte shprehur se PD do të mbështeste çdo lloj forme të qëndresës qytetare kundër qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta