Sot rinis mësimi në sistemin parauniversitar

11 Janar 2021 | 06:39

Sot në vend do të rinisë mësimi për sistemin parauniversitar.

Pas pushimeve të zgjatura dimërore rreth 480 mijë nxënës do të rifillojnë shkollën, ku mësimi do të vijojë i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online.

Konkretisht, nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe klasa e 12-ë do ta zhvillojnë mësimin fizikisht, ndërsa pjesa tjetër në mënyrë të alternuar. 

Shkolla ishte parashikuar të riniste më 4 janar, por për shkak të situatës së pandemisë, pushimet dimërore u shtynë me një javë.

Më herët Komiteti Teknik është shprehur se nëse shkollat do të kthehen në vatra infeksioni, atëherë do të bëhet rivlerësim i situatës. 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026