Sot rinis në Kosovë vaksinimi i punonjësve shëndetësorë

5 Maj 2021 | 08:12

Pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech, sot do të vazhdojë vaksinimi  i punonjësve shëndetësorë në të gjithë Kosovën.

Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”  në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. ​

Ditën e djeshme, ministria e Shëndetësisë pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren  për vaksinimin e punonjësve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore.

Ndërkohë, situata epidemiologjike po përmirësohet në  Kosovë,  pasi gjatë ditëve të fundit është vënë re një ulje në numrin e rasteve pozitive.

Një ditë më parë, në këtë shtet u raportuan 75 raste të reja me COVID-19, ndërsa katër persona kanë humbur jetën nga ky virus. Sakaq është ulur edhe numri i testimeve në rang kombëtar.

Lexoni gjithashtu:

75 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

​Arrijnë në Kosovë rreth 5 mijë doza të vaksinave BionTech/Pfizer

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026