Sot takimi i radhës mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas për luftën
Vijojnë luftimet në Ukrainë. Gjatë fundjavës forcat ruse janë zgjeruar në perëndim të Ukrainës pas bombarimeve në bazat ushtarake në qytetit Lviv.
Nga luftimet kanë humbur jetën 35 persona dhe mbi 130 të tjerë kanë ngelur të plagosur.
Shtabi i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se në 24 orët e fundit ka shkatërruar katër avionë, tre helikopterë dhe disa avionë pa pilot që i përkisnin forcave ruse. Pritet që sot të nisin bisedimet mes palës ukrainase dhe asaj ruse në lidhje me luftën.
Ndërkohë Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ekonomike dhe ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë edhe dronë.
Ky veprim ka sjellë edhe reagimin e SHBA-së. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se zhvillimi është një “shqetësim” dhe SHBA-ja ia ka bërë të qartë Pekinit se do të ketë pasoja nëse mbështet Rusinë.
Sullivan do të takohet të hënën në Romë me kryediplomatin kinez Yang Jiechi për të diskutuar dhe për sigurinë rajonale dhe globale.
LEXONI GJITHASHTU:
Tragjedi detare në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija me 62 persona në bord
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 09:19 Tragjedi detare në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000