Sot takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, pala serbe kërkon asociacionin e komunave me shumicë serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, do të insistojë në formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kështu njoftoi sot drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
“Pa formimin e asociacionit, pa të drejtat kolektive që serbët në Kosovë duhet t’i marrin, nuk mund të flasim për ndonjë normalizim të marrëdhënieve”, u tha ai gazetarëve në Beograd.
Petkoviç, i cili do të jetë në Bruksel si anëtar i delegacionit të Beogradit, tha se do të insistojnë në çështje të tjera të rëndësishme në Bruksel, përfshirë çështjen e të zhdukurve.
Ai tha se Kurti s’mund t’i tregojë Serbisë se kë duhet të ketë në delegacion, duke iu referuar kërkesës që kryeministri i Kosovës e pati në takimin e 15 qershorit me Vuçiç për ta përjashtuar Veljko Odalloviqin nga delegacioni serb.
Në lidhje me takimin e sotëm Kurti-Vuçiç, i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka zhvilluar takime me dy liderët para takimit të nivelit të lartë, që do të zhvillohet pasdite.
“Këtë mëngjes, kam mbajtur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, shkruan ai në Twitter.
Pak javë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi u takua në Bruksel me drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, por pa shënuar ndonjë zhvillim.
Gjatë takimit pala kosovare theksoi se janë nënshkruar disa marrëveshje që nuk respektohen plotësisht nga Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta