Vakanca në Kushtetuese, sot mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

28 Dhjetor 2020 | 07:37

Në një njoftim për media, Gjykata e Lartë bëri me dije se ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ku pritet të intervistohet Sonila Bejtja, e cila kandidon për vakancën e Presidencës.

Fillimisht do të shpallet fillimi i procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes do të miratohet eksperti për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhës së huaj (atë angleze), të deklaruar nga kandidati.

Së fundmi do të diskutohet dhe miratohet lista përfundimtare e renditjes dhe raportit përkatës.

Gjykata Kushtetuese është vënë në funksion me plotësimin e saj prej gjashtë anëtarësh. Janë edhe tre vende vakante, të cilat pritet të plotësohen në vijim.

 

Lexoni gjithashtu: 

Ekskluzive/ Ambasadorja Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese është funksionale, mos u shpërqendroni nga propaganda dhe konspiracionet

140 dosje në pritje, Gjykata Kushtetuese rinis punën pas 30 muajsh pezullim

Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese, Soreca: Arritje e konsiderueshme!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026