Sot zhvillohet “Forumi i Prespës”, liderët e rajonit mblidhen në Ohër
Nis sot në Ohër ‘Forumi i Prespës’, një konferencë e organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku marrin pjesë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të tjerë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Konferenca, e cila është titulluar ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti.
Konferenca e sotme do të hapet nga kryeministri, Zoran Zaev.
Mes shumë emrash të njohur në konferencë do të marrin pjesë gjithashtu: i dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta